Thithim kancer! VIDEO-SKANDALI/ Arta Dollani e pa interesuar për mjedisin

Në një kohë kur flasim masivisht për turizmin, ndalemi shumë pak tek mjedisi që vazhdon të ndotet masivisht në vendin tonë, kjo edhe për faktin se Agjencia Kombëtare e Mjedisit e drejtuar nga Arta Dollani është një institucion me zyrtar të padobishëm që marrin vetëm rrogën dhe nuk kryejnë punë.

Më konkretisht mund të ndalemi edhe tek Tirana, ku ndotja e mjedisit ndodh në hundën dhe sytë e zyrtarëve të lartë, pasi kompanitë e ndërtimit zakonisht i kryejnë punimet në shkelje të rregullave të mjedisit.

Boldnews.al denoncoi ditën e sotme se si kompania “PEPA GROUP”, e cila ka fituar tenderin për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare “Pjetër Budi” ndot masivisht mjedisin duke e mbuluar të gjithë zonën aty nga pluhuri masiv.

Siç shihej edhe në video, një mjegull masive e krijuar nga pluhuri i prishjes së ndërtimeve kishte “pushtuar” rrugën në krah, ku ishte e pamundur që të shihje fundin e saj.

Dhe ky skandal ndodhet në mes të ditës dhe në mes të Tiranës dhe nuk ka asnjë reagim si nga ana e Policisë po ashtu edhe nga inspektoriatet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisi

Boldnews.al kontaktoi me drejtoreshën e AKM-së, Arta Dollani, e cila u shpreh se do të njoftojë Policinë, por ndërkohë një pjesë e mirë e banorëve të Tiranës e thithën pluhurin e shkaktuar nga “PEPA GROUP”, e cila e bëri të vetën duke prishur objektin në shkelje të rregullave të mjedisit.

Përse taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë znj. Dollani dhe punonjësit e tjerë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, kur ky insitucion nuk duhet fare i interesuar për mjedisin dhe nuk e kryen punën për të cilën paguhet?!

A është në dijeni të këtij skandali kryeministri Edi Rama dhe çfarë pune bën znj. Dollani kur mjedisi ndotet masivisht çdo ditë?

pot

ky nuk eshte nje rast I izoluar, ne Tirane ky fenomen ndodh cdo dite me prishje osé ndertim qe nuk pushon kurr dite e nate a thua se jemi Kina nje sheet aq I madh me aq shum banore dhe jo Shqiperia e shpopulluar

Thithim kancer! VIDEO-SKANDALI/ Arta Dollani e pa interesuar për mjedisin

Me ardhjen e Trump, Orban përshkruan skenarin

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko