Klodiana Lala tregon pse po hetohet Benet Beci

0
86

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se hetimi ka nisur pas sekuestrimit të telefonit të bashkëshortes së Evis Berberit, ku ka patur komunikime që lidhen me Becin, pasi ajo punonte në KESH. Lala tha se Beci po hetohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Benet Beci është person nën hetim zyrtarisht nga SPAK. Po hetohet për korrupsion, shpërdorim detyre. Nuk po hetohet si kryetar bashkie i Shkodrës, por si drejtues i KESH, kur ka qenë drejtor i KESH vite më parë. Është interesant mënyra si ka nisur hetimi. Është pyetur të premten, nuk qëndroi gjatë sepse nuk kishte avokat, më pas ka zgjedhur avokat.

Detaj interesant është që SPAK, ka hetuar ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor shqiptar, Evis Berberi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here