Bushati: Rama bëri autogol spektakolar me marrëveshjen me Melonin, mediat e huaja po na quajnë “mafiokraci

0
57

Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se marrëveshja e Ramës me Melonin për ndërtimin e një kampi për refugjatët në Shqipëri, i është kthyer kryeministrit në bumerang, pasi Shqipëria po etiketohet si “mafiokraci” dhe Rama po kritikohet gjerësisht, ndaj po të kishte mundësi ndoshta do të vendoste të mos e bënte. Meloni e ka politikë të sajën, ka ardhur në pushtet me kartën kundër emigrantëve. Shqipëria po zgjidhet si diçka për ti dekurajuar, pra do të përfundoni te vendi i “qenit”. Meloni madje filloi të mburrej se është ulur me 46% numri i ardhjeve.

Kur u hap ky debat, kur Rama u sulmua nga RAI, tha pisa këta na nxijnë imazhin dhe i bëjnë dëm Shqipërisë.

Në fakt mendoj se ai që i ka bërë dëm imazhit të Shqipërisë duke pranuar rolin e kësaj kolonie të keqe që do të zmbraps emirantët, dhe ia ka arritur qëllimit. Boll një fakt, në vitin e fundit kur Rama bëri marrëveshje me Melonin, mediat më prestigjioze ndërkombëtare, ka furi për ta etiketua Shqipërinë autokraci, mafiokraci, narkoshtet, jo se i dhimbset regjimi ynë, por bota është shumë e polarizuar për çështjen e emigrantëve.

Ata që janë për mikpritjen, e kanë etiketuar Ramën si armik të filozofisë së tyre për shoqërinë. Nuk ka ndodhur kurrë të kemi kaq artikuj negativë të pasqyrimit të Shqipërisë dhe të pushtetit që e drejton.

Ideja është, kemi të bëjmë, me një autogol spektaokolar. Po të kthehej mbrapa mendoj se Rama nuk do ta bënte këtë për të tërhequr gjithe projektorët që kjo është një mafiokraci”, tha Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here