A do ja heqë administrata Trump “non gratën”? Përgjigjet Sali Berisha

0
61

Ish-Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte këtë të enjte i ftuar në lidhje direkte për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar fitoren e republikanit Donald Trump, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale përballë Kamala Harris.

 

I pyetur nëse me fitoren e Trump do hiqet nga SHBA “non grata “e vendosur ndaj tij” ai tha se me fitoren e Trump ne do të shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo një Amerikë si ajo e Dumanëve dhe e Ramës.

 

“Shpresa është tjetërkund. Do shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo një Amerikë të Dumanëve, të Edi Ramës që mbështet narko shtetin. Një nga aktet më të rënda në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve është korruptimi i McGonigal nga Edi Rama. një ditë para gjyqit në Shqipëri vinte sekretari i Shtetit dhe u thoshte shqiptarëve se Edi Rama është i shkëlqyer ndërkohë që të nesërmen kishte gjyqin në Washington. Pati një devijim madhor nga vlerat universale që popujt dhe njerëzit e lirë ndajnë me njëri tjetrin”,-tha Berisha.

I pyetur nga analisti Arion Sulo nëse pret që të hiqet masa “non grata” ndaj tij, ish-kryeministri Berisha tha:

“Unë do e prisja nga cilido që do zgjidhej, pasi ky ishte një grusht shteti. Në doktrinën politike ajo që u bë ndaj opozitës shqiptare ishte grusht shteti brenda shtetit në një vend partner”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here