Manjani: Administrata amerikane ka bërë dëme të jashtëzakonshme në Shqipëri

0
62

Avokati Ylli Manjani i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV përveç shqetësimeve të ditës në Shqipëri, kanë diskutuar edhe për zgjedhjet presidenciale që po mbahen në SHBA.

Gjatë bisedës Manjani u shpreh se, vitet e fundit administatat amerikanë kanë bërë dëme të mëdha në Shqipëri, duke nënkuptuar mbështetjen që kanë dhënë për Edi Ramën.Unë kam një zhgënjim shumë të madh nga demokracia e këtyre viteve të fundit, nga kriza esenciale që ka perëndimi, përfshirë dhe SHBA, veçanërisht nga goditja esenciale që i ka bërë disa vlerave të shtetit, të së drejtës, të kulturës politike në tërësi, demokracia liberale.

Kam parasysh këtu që Europa është e zhytur në këtë lloj moçalishte, por edhe SHBA-të që kanë ardhur nga kjo lloj kulture, them që mua më kanë zhgënjyer realisht dhe e kam humbur interesin personal

Kur shoh atë Kamala Harris, nuk gjej asnjë dallim nga Elisa Spiropali, ashtu si kur shoh këtë Donald Trump nuk shoh asnjë ndryshim nga ndonjë personazh, kë të doni ju.

Nuk më intereson fare në këtë pjesë, edhe për një arsye tjetër se në raport me Shqipërinë të dyja administratat, edhe Republikane dhe Demokrate, kanë bërë dëme të jashtëzakonshme’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here