Rama grabit emigrantet/ Suli: Kryeministri bën ekskursione me lekët e shqiptarëve

0
52

Sekretari i Përgjithshëm i Omonias, Marin Suli ka komentuar takimin e kryeministrit me emigrantët në Selanik të Athinës, ngriti akuza të rënda dhe akuzoi drejtpërdrejtë Edi Ramën se po vjedh emigrantët me uljen e këmbimit të euros.

I ftuar mbrëmë në A2CNN, Suli theksoi se kjo nuk ndodh në asnjë vend të Europës.

Duhet të kemi të qartë një gjë, ai që foli për 50 minuta para emigrantëve, është grabitësi më i madh edhe ai atyre pak emigrantëve që ishin në atë sallë në Selanik sepse për një euro që ata dërgojnë në Shqipëri, zotëria i merr menjëherë 400 lekë të vjetra. Kursi i këmbimit në Shqipëri i Lekut me Euron nuk ekziston në asnjë vend të Europës. Ndërkohë që ne flasim na ka shkarë një lajm. Nesër në mëngjes ne duhet ti paguajmë 58 mijë lekë të vjetra Francesco Becchetti-t sepse filmoi dasmën e Erion Veliajt, dasmën miliardëshe”, tha Suli.

Ndërkohë, sekretari i Omonias i quajti takimet e Ramës me emigrantët si ekskursione, të cilat sipas tij, organizohen me lekët e shqiptarëve.

Hap në Instagram dhe pjesa më e madhe e kryetarëve të bashkive dhe drejtorëve, i ke të gjithë duke pirë uzo dhe duke ngrënë në tavernat e Selanikut. Këta kanë 6 muaj që bredhin me diasporën, por me çfarë lekësh po bredhin? Kam përshtypjen që po bredhin me lekët tona”, tha Suli

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here