Pensionisti mbahet peng nga dyqani One në Librazhd për shkak të kontratës

0
74

Një pensionist rreth 70 vjeç nga Librazhdi, ka denoncuar një situatë të papërshtatshme që lidhet me procedurat burokratike dhe praktikat jo korrekte të kompanisë One në Librazhd. Ai dëshiron të prishë kontratën e tij, e cila përfundon më 6 dhjetor, për të parandaluar rinovimin automatik. Megjithatë, një punonjëse e dyqanit, me sjellje jo të mirë, i kërkon që të paguajë të gjithë muajin dhjetor, së bashku me muajin nëntor, për të mbyllur kontratën

Sipas ligjeve të konsumatorit të Bashkimit Evropian dhe atyre shqiptare, si dhe përvojave të mëparshme të konsumatorëve, pensionisti duhet të paguajë vetëm për 6 ditët e mbetura të kontratës. Ndërsa ka kontaktuar shërbimin e abonentit qendror të One Albania, ai ka marrë informacione kontradiktore; në fillim iu tha se mund të paguajë vetëm 6 ditë, më pas t’i paguajë të gjithë muajin, pasi punonjësit e dyqanit në Librazhd kishin sugjeruar ndryshe.Për më tepër, pas vizitës në dyqan, pensionisti ka marrë një mesazh për aktivizimin e një pakete me minuta ndërkombëtare, pa e kërkuar këtë shërbim. Kjo duket si një formë abuzimi dhe shkelje e normave të tregtisë, pasi nuk është ofruar as kupon fiskal. Kur ai u kthye në dyqan, shitësja e pranoi se kishte bërë gabim, por kërkoi ndjesë vetëm pas insistimit të pensionistit, biseda e të cilit është regjistruar.

Pensionisti mbahet peng nga dyqani One në Librazhd për shkak të

Foto nga celulari pensionistit dhe mesazhi ardhur nga paketa shtesë përveç kontratës mujore.

Ndërsa muajin e parë i ishte aktivzuar shtesë paketë interneti kur ai ka telefon të thjeshtë.

Pensionisti, me inicialet K.A., ka një pension modest dhe çdo shpenzim i tepërt është i rëndësishëm për të. Kompania nuk i ofron zgjidhje për këtë situatë, dhe ai ka nevojë që t’i jepet mundësia të paguajë vetëm për ditët e mbetura të kontratës, në mënyrë që ta lirojë veten nga kjo praktikë abuzive./JOQ

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here