Gazetari denoncon/ Skandal! Sallat e operacioneve në QSUNT Nuk kane as shiringa!

0
62
Gazetari Osman Stafa denoncon se sallat e operacioneve në QSUNT janë në kolaps total. Ai bën të ditur se njëherë në 2 javë në sallat e operacioneve ndërpiten analizat.

Mjekë me një eksperiencë mbi 20-vjeçare tregojnë se situata është shumë e rëndë, pasi mungojnë shiringat, veglat duhen ndërruar, mungojnë klipat e mëdhej, garza nuk ka në sasinë e kërkuar dhe shumë e shumë mungesa të tjera.

Gazetari kërkon që të bëhet transparencë mbi kërkesat që bëjnë sallat operatore, dhe çfarë u çon Farmacia Qëndrore dhe uron që tani mos të fillojnë pavionet të kërkojnë sasi të vogla medikamentesh dhe instrumentash, se do bëhen bashkëpunëtorë në krim.

Pas denoncimit të tij që në Pavionin e Kirurgjisë s’ka defibrilator, ai u gjet menjëherë. Si, qysh, tek, nuk dihet, por u gjet!

“Ata mjekë aty e dinë shumë mirë sesi para dy vitesh, në pacient, i shtruar në një dhomë me 4 shtretër humbi jetën.

Pse? Ai bëri arrest kardiak. Krevati i tij ishte larg derës dhe një krevat tjetër i pamundësonte lëvizjen. Barrelë nuk kishte. Defibrilatori ishte në reanimacion. Pacienti vdiq. Ndoshta, po të kishin pasur defibrilatorin aty, do ishte gjallë.”- tregon gazetari.

Postimi i plotë:

Sallat e operacioneve në QSUNT në KOLAPS

A e imagjinoni që edhe në sallat e operacioneve të ndërpiten analizat? Pra njëherë në 2 javë, vjen urdhëri që nuk mund të bëhet as edhe një analizë e thjeshtë për pacientët që do hyjnë në operacion. Kjo ndodh në të gjitha sallat e operacioneve.

Mjekë me një eksperiencë mbi 20-vjeçare më tregojnë se situata është shumë e rëndë, pasi nuk kanë instrumentat e nevojshëm për operacionet.

Aty mungojnë shiringat. Aty veglat duhen ndërruar. Mungojnë klipat e mëdhej. Garza nuk ka në sasinë e kërkuar. Etj etj etj.

_______________________

E gjitha çfarë them vërtetohet shumë kollaj. Të bëhet transparencë mbi kërkesat që bëjnë sallat operatore, dhe çfarë u çon Farmacia Qëndrore. (Vetëm uroj që tani mos të fillojnë pavionet të kërkojnë sasi të vogla medikamentesh dhe instrumentash, se do bëhen bashkëpunëtorë në krim).

Nuk mundet që pacientët të trajtohen kështu.

Nuk mundet që mjekët të punojnë kështu.

________

Vetëm dje, pasi denoncova që në Pavionin e Kirurgjisë, s’ka defibrilator, shkoi. Nuk e di ku e gjetën, por e çuan. Ata mjekë aty e dinë shumë mirë sesi para dy vitesh, në pacient, i shtruar në një dhomë me 4 shtretër humbi jetën.

Pse? Ai bëri arrest kardiak. Krevati i tij ishte larg derës dhe një krevat tjetër i pamundësonte lëvizjen. Barrelë nuk kishte. Defibrilatori ishte në reanimacion. Pacienti vdiq. Ndoshta, po të kishin pasur defibrilatorin aty, do ishte gjallë.

Mjekë të nderuar, unë nuk jam armiku juaj. Jam ndihma juaj, që punën ta bëni lehtësisht. Unë jam kundër sistemit dhe kundër kujtdo që mbron këtë sistem. Unë nuk përfaqësoj asnjë interes. Për këtë do dëshmoj koha dhe Zoti. Aty është guximi im. Më ndihmoni. Unë ju siguroj me jetë që çfarëdo informacioni që më jepni, do mbetet anonim.Unë besoj fort se në këtë sistem ka njerëz të mirë që nuk e pranojnë këtë realitet. Duhet të bëhemi bashkë. Mjafton që gjërat që nuk shkojnë të fliten. Të fliten sepse zgjidhen.

Fola për mungesën e kimiove tek Onko-Hematologjia Pediatrike, s’ka mungesë më prej 2 vitesh. Mungesat më herët ishin të frikshme.

Onkologjiku? Nuk është më ai i mungesave të frikshme, edhe pse vëmendja ime prej aty nuk do ikë asnjëherë. Pyesni mjekët e Onkos, a kanë pasur ndonjëherë ilaçe si këto kohë? Plasi donacioni në Farmacinë Qëndrore si asnjëherë më parë dhe tani po bëjnë furnizime të vazhdueshme.

E radhës? Kirurgjia, sallat e operacioneve në gjithë QSUT. Është skandal ajo çfarë po bëhet aty.

POR EDHE TEK NEUROLOGJIA, INFEKTIVI, FRANCEZI, PEDIATRIA, SITUATA QËNKA SHUMË E RËNDË. POR ME RADHË.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here