Kundër qeverisë dhe bandave të tij! Berisha: Pensionistë, nesër në Shkodër është një rast për të shprehur urrejtjen, zemërimin kundër Ramës

0
60

Lideri i opozitës, Sali Berisha, teksa mbajti fjalën e tij në tubimin e sotëm, ju bëri thirrje edhe pensionistëve që t’i bashkohen protestës së nesërme në Shkodër, si një rast për të shprehur urrejtjen, zemërimin kundër Ramës,  qeverisë dhe bandave të tij.

Berisha: Të dashur pensioniste dhe pensionistë, mos u mashtroni nga ky njeri.

E përshëndes përfaqësuesit tuaj mbrëmë që e gozhduan mashtruesin, e detyruan të sillet si një ordiner.

Ja nxorrën të gjitha në shesh se çfarë është ai.

Por nesër në Shkodër është një rast për të gjithë për të shprehur urrejtjen, zemërimin kundër tij, kundër qeverisë së tij dhe bandave të tij.

Të dashur pensioniste dhe pensionistë, ai për vete, për sojin e sorollopin e tij, për brezat që vijnë të tij, po ndërton në Durrës, parajsën e tij.
12500 apartamente, 6 hotele luksoze, të gjitha në tokë publike, kurse shqiptarët po i gjobit me 1 miliardë euro për ndërtimini e portit të ri.

Imagjinoni të dashur pensionistë dhe pensioniste, sa do të ishte pensioni juaj sikur këto euro të përdoreshin për rritjen e tij.

Pensioni juaj do të ishte të paktën 2-3 herë më i lartë seç është sot dhe shteti nuk do të humbiste asgjë, përkundrazi do të dëshmonte njerëzi, dhemshuri, dashuri dhe respekt ndaj jush, që ju e meritoni plotësisht.

Nesër të gjithë në Shkodër, është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.

Fitore, fitore, fitore!

Rroftë Shkodra, rroftë Shqipëria!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here