Kush është gruaja që humbi jetën në Shkodër, gjatë atentatit ndaj Licit e Bushatit

0
38

Media ka publikuar foton e gruas që humbi jetën në atentatin e djeshëm në Shkodër, ku u qëlluan për vdekje Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Flutura Basha ishte duke udhëtuar me motor së bashku me bashkëshortin e saj në zonën e Dobraçit, kur makina e dy objektivave të atentatit, humbi kontrollin pas plumbave të autorëve të krimit dhe i përplasi dhunshëm.

Flutura humbi jetën në vendngjarje, teksa bashkëshorti i saj ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Në atentatin e një dite më parë u qëllua me breshëri automatiku ndaj Hamza Licit, vëllai i Ibrahim Licit dhe Arlind Bushati, djali i politikani demokrat të Shkodrës, i cili kishte kandiduar dhe për kryetar bashkie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here