Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka denoncuar situatën alartmante mjedisore të Liqenit Artificial të Tiranës.
Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi thotë se Liqeni Artificial është kthyer në një bombë ekologjike, i mbushur me cianobaktere helmuese.Këlliçi akuzon kryebashkiakun e Tiranës, pronarin faktik të inceneratorit dhe kompanisë famëkeqe ‘5D’, si përgjegjës të situatës.
Kreu i 5D Erion Veliaj tashmë kthen Liqenin Artificial të Tiranës në një bombë ekologjike, ku cianobakteret helmuese kanë pushtuar hapësirën”, shkruan ai.

Kreu i 5D Erion Veliaj tashmë kthen Liqenin Artificial të Tiranës në një bombë ekologjike, ku cianobakteret helmuese kanë pushtuar hapësirën.
Pasi e zhveshi liqenin për shkak të monstrave të betonit që janë ndërtuar brenda parkut, pasi gënjeu të madh e të vogël me mashtrimin epik të “pyllit orbital” me 1 milionë pemë (për të cilat do duheshin dhe 10 parqe të tjera si ky që kemi sot), tani pronari faktik i Inceneratorit Tiranë ka vendosur që ujërat e zeza të jenë padron i të vetmes hapësire të gjelbër që ka Tirana.
Dëmin, vjedhjen dhe betonizimin që i ka shkaktuar ky përbindësh korrupsioni Tiranës, është i pariparueshëm.
Tirana është shndërruar në kompaninë private dhe makinën financiaro-elektorale të një individi të vetëm, i cili mesa duket ka një urrejtje të pashembullt për qytetin tonë!







