Krimi intelektual’ dhe ‘intelektualët’ përkatës, që SPAK nuk i kap dot…

Nga Gent Strazimiri
Pak a shumë, këta janë ata “intelektualët” që bëjnë atë “krimin intelektual” të cilin, SPAK e ka të vështirë ta kapë…

Përveç faktit se sa vite shkollë bëjnë po t’ua mbledhësh të gjithëve bashkë;

apo, sa dinë shkrim e këndim pa gabime (qoftë dhe aq sa për të shkruar emrin e vet);

ka një specifikë të vogël që e imponojnë rrethanat e, që nuk është aspak intelektuale…

Një pyetje e thjeshtë, krejt rrethanore:

* Si u mblodhën bashkë? Kush i mblodhi?

Ç’e lidh, fjala vjen Erion Veliajn, familje komisarësh me Artur Bushin, familje të persekutuarish, apo Sajmir Tahirin, komunistuc Tepelene, me Elvis Rroshin, “Pishtar Demokracie”…?

Ku u njohën dhe milituan në “Parti” Ilir Beqja dhe Arben Ndoka, apo Arben Ahmetaj dhe Lefter Koka…?

Në ç’fakultet e bënë “masterin” a PHD-në për “Administrim Publik” dhe veçanërisht për “Menaxhim burimesh njerëzore”, Safet Gjici dhe Shukri Xhelili…?

Në ç’bibliotekë të kenë studiuar e të jenë “intelektualizuar” së bashku Armando Prenga, Jurgis Çyrbja, Vangjush Dako, Tomë Doshi e Agron Malaj?

Si u “intelektualizuan” kaq shumë këta individë, që më së shumti rininë e ka kanë kaluar burgjeve të Evropës, aq sa të mos mundet t’i zbërthejë dot as SPAK-u, megjithë ndihmën e pakursyer të shërbimeve diplomatike, gjysëm-diplomatike apo brutalisht jo-diplomatike qofshin?

Mbase, zgjidhja e këtij rebusi “intelektualësh” qëndron bash në qendër të kësaj fotoje…

Mbase, pika e lidhjes është një individ mes tyre, po aq i pashkollë, po aq “intelektual” por edhe më i mirënjohur për “bëmat” publike dhe rrugaçërinë po aq “intelektuale” në sjellje, në fjalor, madje edhe në heshtje…?

Pse ky? Pse jo një tjetër?

Po tani, pa pretenduar aspak të jem “intelektual” i kalibrit të këtyre, po të isha prokuror i një strukture anti-korrupsion në “Korruptistan”, apo i një strukture anti-krim në “Krimabad”, do më binte në sy që të gjithë këta, pavarësisht se ku e kanë bërë burgun e parë, e me kë kanë bërë burgun e dytë e të tretë, i lidh një firmë në fund të faqes që i bëri “të mëdhenj”…

Ai që ka vënë këtë firmë, i ka gjetur nga ishin e nga s’ishin, i ka rekrutuar, prezantuar e promovuar publikisht, madje duke ua imponuar edhe vetë partisë që drejton…

Pastaj, në rrugë e sipër, me njëri-tjetrin “i lidhi puna”…

Firma e tij në fund të faqes, i ka vendosur në pozita të tilla “intelektuale”, që në një moment fatlum të jetës, të kenë nderin të promovohen:

* nga kriminelë ordinerë që i fshiheshin policit të lagjes, në “kriminelë intelektualë”, madje aq “intelektualë” sa as SPAK “nuk ua gjen dot fillin”…

Edhe sikur këta të mos kishin bërë asnjë dëm e të mos kishin patur asnjë ditë pushtet por të kishin 11 vjet në opozitë, grumbullimi i kaq shumë “intelektualëve” nën një sigël të vetme, nga e njëjta dorë, me të njëjtën firmë, do kishte ngjallur kureshtje njerëzore, instinktive flas, aspak intelektuale…

Kureshtje qoftë dhe për faktin se kaq shumë “intelektualë” të mbledhur në një vend, nuk ka as profesorati i Akademisë së Shkencave, aktiv e në pension të marrë bashkë…

Mirëpo jo!

SPAK nuk duket se e ka as kureshtjen si instikt njerëzor, jo si aktivitet i shtuar intelektual…

Duket se në aktivitetin e tij ligjor, anti-korrupsion, anti-krim, anti-mafie, SPAK udhëhiqet nga aksioma e Don Korleones në “Godfather”:

* kureshtja e tepërt, të shkurton jetën…

Kjo mbase ia frenon edhe nivelin e “intelektit”!!!

Kaq e thjeshtë është!

[🖕] SPAK YOU [🖕] (se desh harrova)

Krimi intelektual’ dhe ‘intelektualët’ përkatës, që SPAK nuk i kap dot…

Nga avionët privatë te biletat 30 mijë

Krimi intelektual’ dhe ‘intelektualët’ përkatës, që SPAK nuk i kap dot…

Qeveri teknike për mbrojtjen e votës së

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko