Në një botë plot sfida, humanizmi është një dritë udhëheqëse, që na fton të veprojmë me empati. Na kujton se çdo individështë një univers i tërë, me ëndrrat, dhimbjet dhe shpresat e tij, të cilat meritojnë të dëgjohen dhe vlerësohen gjithmonë. Eshtë një urë që lidh zemrat e njerëzve, duke krijuar një rrjettë fortë solidariteti, ku dashuria dhe përkujdesja janë gurët e çmuar që ndihmojnë në ndërtimin e një bote më të bukur dhemë të drejtë. Në një botë që ecën me ritme të shpejta, tësjellësh ndryshimin dhe rritësh ndjenjën e shpresës, sot ështëmë e rëndësishme se kurrë për shoqërinë tonë. Emancipimidhe zhvillimi i shoqërisë varen nga angazhimi i të gjithëkomunitetit për të promovuar vlerat e humanizmit dhedrejtësisë sociale.
Platforma Smile.al është një shembull i suksesshëm se siteknologjia në kohët e një epoke moderne, mund të përdoretpër të sjellë ndryshime të qëndrueshme në një komunitet. E krjuar 4 vite më parë, platforma online e modelitcrowdfunding Smile.al është një iniciativë e rëndësishme e fondacionit Credins, e cila ka kontribuar maksimalisht nëtjetërsimin dhe vitalizimin e komunitetit vendas. Me qëllimindhe misionin për të mbështetur projekte që kanë ndikim tëdrejtpërdrejtë në mirëqenien dhe integritetin e shoqërisëshqiptare, Smile.al i ka dhënë zë çdo kauze sociale. Me strategjinë për t’i dhënë dinjitet qenies njerëzore në të gjithadimensionet e saj, Smile.al e bazon punën në krijimin e njëinfrastrukture të fortë mbështetjeje dhe bashkëpunimi mesindividëve, organizatave (ojq/ojf), grupeve të interesit jo–fitimprurës, partnerëve ndërkombëtarë dhe lokal, etj. Duke u fokusuar në projekte të shumta që adresojnë sfidat me tematika të ndryshme, Smile.al ka inkurajuar emancipimin e grupeve të margjinalizuara dhe jo vetëm, duke ndihmuarkështu në ecurinë e një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë.
Përmes faqes së internetit www.smile.al, dhurimet janë vënënë dispozicion të projekteve që zbatohen nga organizatajofitimprurëse me eksperiencë dhe histori suksesi. Kështu, përgjatë aktivitetit të Smile.al janë hapur 4 thirrje, ku mesprojekteve të shumta nga organizata të ndryshme, 30 kanëpërfunduar me shumë sukses, fal një pune të jashtëzakonshmetë ekipit të platformës dhe mbështetjes së donatorëve tëangazhuar. Kjo platformë vizionare ka treguar ndër vitepërkushtimin dhe vullnetin e mirë, për të sjellë ndryshime tëprekshme në jetët e atyre që kanë më shumë nevojë.Numërohen mbi 2,500 dhurime me më shumë se 30,000 përfitues direkt (individë apo familjarë), të cilët janë sot dëshmia e punës impenjative të platformës Smile.al, kupadyshim, kryefjala e suksesit janë pikërisht vetë dhuruesitshqiptarë kudo në çdo skaj të botës duke treguar rrënjët e njëpopulli human dhe fisnik. Ky është padyshim treguesi më imadh dhe më i fuqishëm i ndjenjës së bashkësisë. Ndërgjegjësimi se kontributi për të lumturuar dhe ndihmuarata që kanë më shumë nevojë dhe se çdo veprim i vogël kapotencialin të sjellë ndryshime të mëdha, janë emblema e vertetë e ndjenjës njerëzore.
Smile.al, është sot platforma e të gjithë shqiptarëve. Çdokushka mundësinë të japë një kontribut modest, përmes një proçesidhurimi transparent, të monitorojë çdo dhurim që bëhet, si dhetë gjithë implementimin e projekteve.
Smile.al – Një dhurim i vogël sot, mund të bëjë një ndryshimtë madh!