Nga Gent Strazimiri
Antimodeli si shembull ‘suksesi’!
Po i dëgjoja me interes kur tregonin për reagimet inteligjente dhe integritet ndaj bullizmit që mbizotëron kudo, por edhe kur tregonin për gallatë se si dilnin nga situata në provime, duke shfrytëzuar shumllojshmërinë që ofron sot teknologjia…
U nisa linkun e lajmit në fjalë, duke u sugjeruar ta lexonin, se me kopje nuk bëhen dot as inxhinier IT (dëshira e njërit) e as mjek (dëshira e tjetrit)…
Ka folur vetë kryeministri – u thashë – me ju e ka, po merr masa… [🤷♂️]
Në pak minuta ma nisën foton të montuar me kopjen e Edi Ramë në Kukës, në vitin 2013 kur prezantonte “programin elektoral”, me mesazhin:
“Me kopje nuk bëhesh as inxhinier e as mjek, por Kryeministër po ama…” [🫤] !
Ç’tu thoja kopilave…. [🫣]