Protesta e radhës nga opozita, para bashkisë së Tiranës pritet të mbahet sot. Ashtu si edhe në herët e kaluara, tubimi është parashikuar që të nisë në orën 11:00. Prej kohësh opozita, por dhe përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit protestojnë para bashkinë, në shenjë kundërshtie pas arrestimeve për dosjen 5D. Ndër të tjera ata kërkojnë dorëheqjen e kreut të bashkisë Erion Veliaj.
Thuajse në të gjitha protestat e mëparshme ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve. Ndërsa këta të fundit kanë hedhur dhe flakadanë dhe molotov në drejtim të bashkisë.