“O sot o kurrë”, Këlliçi publikon fotot: Të enjten protesta e madhe. Shqipëria t’i kthehet normalitetit, kryeministri të ikë një orë e më parë

0
44

Anëtari i Kryesisë të PD-së Belind Këlliçi ka publikuar disa foto nga qytetarët e njësisë 5 në Tiranë.

Këlliçi shprehet se të enjten në orën 20:00, opozita do të mbajë protestën e madhe kundër keqqeverisjes. Ai shprehet se Shqipëria duhet t’i kthehet normalitetit dhe kryeministri duhet të ikë një orë e më parë.

“Tirana gati për protestën e ditës së enjte, datë 11 korrik, ora 20:00. Me banorët e Njësisë nr.5 sot ishim të gjithë në një mendje, se Shqipëria tashmë duhet ti rikthehet normalitetit dhe se Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë.

Ekonomia e rrënuar, shëndetësia e shkatërruar, arsimi i degraduar, mungesa e rendit e sigurisë dhe shpopullimi, janë arsyet kryesore që Tirana do derdhet në bulevard më shumë se kurrë.

Qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kura e vetme për të dalë nga kjo situatë. O sot, o kurrë”, shprehet Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here