Deklarata e Dumanit, Ivi Kaso: SPAK i ka qëndruar larg krimeve zgjedhore

0
68

Pas deklaratave të kreut të SPAK, Altin Dumanit ndaj hetimeve të ndryshme, Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso u shpreh se Prokuroria e Posaçme ka qëndruar larg krimeve zgjedhore, duke u jistifikuar se ka shumë punë me dosje të tjera.

I ftuar në Syri TV, Kaso ka folur edhe për inkriminimin e Policisë së Shtetit, që sipas tij, ka ndjekur dhe hetuar vetëm eksponentë të opozitës dhe asnjë të PS.

PD ka ngritur alarmin i cili në një sjellje konstante për ti qëndruar larg krimeve zgjedhore, pavarësisht se është kompetencë e qartë e SPAK, korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje, siç e pamë në rastin Beleri, ku prokuroria e Vlorës pavarësisht se nuk kishte nisur hetimet, ja kaloi SPAK, ka mbajtur një qëndrim kostant për ti qëndruar larg.

Kjo me pretendimin se ka shumë dosje të tjera, me dosje korrupsioni.

Kjo është e papranueshme. Alarmi që ka ngritur PD është se qëllimisht është ndaluar hetimi i dosjes ‘Metamorfoza’ deri në fund të vitit 2020 dhe për të mos kaluar në fillim të vitit 2021, ku komunikimet intensifikoheshin me eksponentë të politikës dhe dukej qartë ndërhyrja e elementëve kriminalë në fushatë zgjedhore dhe marrjen e rezultatit politik nga mazhoranca.

Këtu SPAK duhej të kërkonte falje dhe të plotësonte atë komponent të rëndësishëm dhe jetik, përsa i përket institucioneve demokratike në Shqipëri.

Çështja e zgjedhjeve është një çështje kardinale në një demokraci, aq më tepër në jnë demokraci si Shqipëra.

Ka të bëjë me legjitimitëtin që mbartin vetë institucionet që dalin nga një proces zgjedhjesh, i lirë apo jo.

SPAK duhet të ndryshojë në mënyrë drastike, sjelljen ndaj këtyre çështjeve.

Dhe nga ana tjetër një kriminalizim i Policisë së Shtetit deri në kupolën e saj. Kemi informacione që policia ka bërë kallëzime vetëm ndaj opozitës. Ka mbyllur sytë ndaj blerjes së votës që nga kreu i shtetit, kryeministri, e deri tek zyrtari më i ulët i PS dhe një polici që mendon dhe prodhon veprime që ka bërë më shumë se 50 referime për zgjedhjet e fundit janë të 50 ndaj kandidatëve dhe ndaj eksponentëve të opozitës“, tha Ivi Kaso.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here