Protesta e 11 korrikut, Berisha: Do jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi

0
67

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e thirrur më 11 korrik para Kryeministrisë.

Berisha u shpreh se protesta do të jetë më e fuqishmja që ka njohur historia e vendit.

“Të bashkohemi në mosbindjen civile, në protestën tonë kundër një regjimi. Kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij, që po përvetëson, po vjedh ditën dhe natën, në çdo orë dhe në çdo kohë, fondet publike dhe pasuritë publike të shqiptarëve”, deklaroi ish-kryeministri.

Fjala e Berishës:

Ftoj shqiptarët që të bashkohemi me 11 korrik në protestën më të fuqishme që ka njohur historia e këtij vendi

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të kauzës së drejtë të dinjitetit, të fitores së forcave opozitare.

Të dashur miq, në emër tuaj dua të ftoj sonte mbarë qytetarët e Shqipërisë, por edhe shqiptarët kudo që janë të bashkohemi me 11 korrik në protestën më të fuqishme që ka njohur historia e këtij vendi.

Të bashkohemi në mosbindjen civile, në protestën tonë kundër një regjimi.

Kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij, që po përvetëson, po vjedh ditën dhe natën, në çdo orë dhe në çdo kohë, fondet publike dhe pasuritë publike të shqiptarëve.

Po i shndërron ato në pasuri private.

Po i shndërron ato në vila, pallate, kulla, hotele në të katër anët e Shqipërisë.

Po i fsheh ato në llogaritë bankare offshore dhe shqiptarët po varfërohen dhe mjerohen çdo ditë në vendin e tyre.

Ftoj shqiptarët me 11 korrik të bashkohemi kundër këtij regjimi që ka shndërruar pasuritë përrallore të Shqipërisë në një mallkim për shqiptarët.

Kundër këtij regjimi që potencialin e jashtëzakonshëm turistik e ka shndërruar në një potencial për të ushqyer qeveritarët, klanet e drogës, klanet e krimit.

Ftoj shqiptarët të mos harrojnë dhe të protestojnë më 11 korrik sepse në Shqipëri si në asnjë vend tjetër të planetit, qytetarët paguajnë 130 milionë euro për djegësin e Tiranës.

Ato para zhduken dhe djegësi nuk ka as nam as nishan.

Ato para vidhen nga Edi Rama, Erion Veliaj, suita e tyre dhe këtë vjedhje shekulli e amniston Altin Zamani, ky mercenar në krye të grupit të strukturuar kriminal Skrapi i partisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here