Avokati: Ilir Beqajn e duan në burg, që të mos mbrohet për koncesionin e sterilizimit

0
74

Avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka akuzuar se ka institucione që nuk duan që ai të mbrohet në çështjen e sterilizimit dhe check up.

Duke folur për mediat, Ermal Yzeiraj u shpreh se, është pikërisht SPAK që nuk do, që Ilir Beqaj të njohë dosjen e sterilizimit dhe të mbrohet nga akuza, sepse dështimi i këtij hetimi për prokurorinë është problem.

‘Beqaj tha në gjykatë se e gjitha kjo, është një tentativë për ta denigruar si figurë, për ta nxirë si person që mund të akuzohet edhe për vjedhje nga më minimalet.

Për të penguar atë që të punojë për çështjen e sterilizimit në gjykatë dhe deklarimin e tij në Kuvend.

Për mendimin tonë, është pikërisht SPAK, sepse e kanë personale, pasi me këtë kanë nisur punën dhe aktivitetin e SPAK, me kallëzime ndaj Beqajt.

Dështimi me çështjet kryesore si sterilizimi dhe check up, për akuzën është shumë domethënës’, tha avokati Ermal Yzeiraj për mediat tek Gjykata e Posaçme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here