Largohu Lul nga skena!

0
211
Nga Milaim NELA

Kur Luli akuzon Doktorin për pazar me Ramën nuk di më!

…nuk i besoj as fjalëve dhe frazave të shqipes!

Të jetë kaq budalla ky njeri e të mos kuptojë se si e lexojmë dhe shohim ne se çfarë pisllëku po luan?

Dr Berisha ka shumë mëkate por katapultimi yt nga ana e tij ngelet nga gabimet me serioze të tij pasojat e të cilit akoma po i vuan Partia Demokratike!

Ai e di, ti e di këtë e sigurisht të gjithe ne të tjerët e dime se çfare katastrofe ishte kryetarllëku yt!

Të jetë kaq injorant sa të mos kuptojë se karriera e tij politike ka marrë fund njëherë e mirë?

Akoma nuk e ka kuptuar ky derdimen se ambasadat fshijnë menderen me të e nuk mund ti japin vota?

Se për kryeministër as nuk bëhet fjalë më!

Akoma nuk e di ky njeri që politika është besueshmëri, është moral politik e jo andrralla Luliste!?

E kupton Lul se çdo të thotë që të thuash një gjë në publik e të bësh një diçka krejt tjetër më vonë?

Partia Demokratike mund të ketë e ka shumë probleme që duhet ti zgjidhi …por ti Lul je jashtë çdo skeme!

Ti nuk je më as e shkuara, as e tashmja pa le më e ardhmja e PD-së!

Ti në politikë je sikur të mos kesh lindur kurrë, Lul!

Ma beso kaq gjë!

Ti nuk ekziston më!

Je jashtë realitetit në të cilin jetojnë shumica dërmuese e njerëzimit!

Kjo e jotja është botë paralele, Lul!

Nuk është reale!

Zgjohu!

Ti Lul je i pabesueshëm!

Ti Lul je i pavotueshëm!

Ti Lul NUK je politikan!…sepse ke dalë nga shinat në mënyrë të parikthyeshme që në vitin 2017!

Politika ka disa rregulla të shkruara e të pashkruara të cilat ti as nuk i njeh as nuk i kupton!

Ti nuk bën më as për skenar humori për fundjave!

Ti rrethohesh nga një tufë të paditurish që ashtu si ti nuk e kanë haberin e politikës dhe më i votuari edhe me siglën dhe mbështetjen e PDse pas 8 vitesh opozitë ka marrë 1700 vota!

Me Açken?

Me Pampurin?

Me debilin Alibeaj?

Me atë haluçinanten Karabina?

Me Bejkon dhe ca kokëpalarë demek të shoqerisë civile do mbijetosh ti?

Ti ke vdekur Lul por ndryshe nga të vdekurit e tjerë ti sheh funeralin tënd politik të turpshëm e akoma i thua vetes hajt se ndoshta jam në ëndërr!

Ke mbaruar Lul…mbylle qepenin!

E mos harxho para për bojë flokësh më!

Nuk të shkon xheli në këtë moshë!

Bëje për fëmijët e tu se nuk duan të të shohin në këtë pozitë të vajtueshme!

Ke kohë të bësh edhe punë të tjera e nuk është turp!

Lamtumirë Lul!

Post Scriptum:

Kjo është hera e fundit që unë të përmend!

Pardon lexuesve të kësaj faqeje sepse ata kanë të drejtë edhe të hidhërohen me mua sepse ti nuk e meriton më kohen e askujt

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here