“PS kërkon estradë”, Vokshi: SPAK nuk e ka hetuar “Sterilizimin”

0
92

Kryetarja e komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi, Albana Vokshi, në një lidhje skype në News24, ka folur në lidhje me mbledhjen e sotme të komisionit që drejton, e cila ndryshe nga mbledhjet e tjera ishte e qetë dhe pa tensione.

Ajo u shpreh se të gjitha mbledhjet duhet të jenë të tilla dhe kjo ndodh vetëm nëse respektohet ligji dhe rregullorja. Vokshi shtoi se mazhoranca vijon të kërkojë devijimin nga objekti i hetimit të komisionit, duke akuzuar se shumica po përpiqet që ta kthejë të gjithën në një estradë, me kërkesën për shtrirjen e hetimit që nga viti 2009.

Vokshi ndër të tjera deklaroi se SPAK nuk e ka hetuar plotësish koncesionin e sterilizimit dhe sipas saj, qëllimi i komisionit është që të ndihmojë dhe hetimin  penal.

“Nuk ka asnjë arsye pse në komision, të ketë tensione. Duhet të bazohen në ligj e rregullore. Kur këto zbatohen mbledhjet duhet të vijojnë në mënyrë normale, nuk ka pse të ketë anomali. PS ka vijuar të dëshmojë mungesën e vullnetit për të bërë hetimin parlamentar të dy nga koncesionet më korruptive.

Mazhoranca vijon të ngulë këmbë që objekti të dalë jashtë vendimit të parlamentit. Sa kohë duan të devijojnë hetimin, nuk duan të përqendrohen në objektin e hetimit, nuk duan të nisin hetimet kur Rama-Beqaj dhe ata me të cilët kanë bërë aferën, duan ta shtrijnë që nga 2009 e duan ta kthejnë në estradë. Ne duam që të përqendrohemi dhe është detyra jonë që të bëjmë një gjë të tillë. SPAK nuk e ka hetuar “Sterilizimin”. Ka hetuar deri në momentin e lidhjes së kontratës.

Nuk kemi qëllim vetëm hetim administrativ, por të ndihmojmë hetimin  penal dhe duke parë legjislacionin aktual, të sigurohemi që veprat kriminale të mos ndodhin më. Do të propozojmë ndryshime ligjore që të mos ndodhin më këto vepra kriminale”, tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here