Koka: Ata që lexojnë politikën e kuptojnë që Balluku në SPAK ishte për ti bërë gropën Veliajt

0
106

Gazetari, Bledi Koka në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meço është shprehur se Balluku fjalën e saj pas daljes nga SPAK e kishte me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Koka ka theksuar se kjo është një bandë e cila ka grabitur paratë e shqiptarëve me inceneartorët dhe si Balluku, si Veliaj dhe si Rama janë të gjithë përgjegjës për grabitjen e shekullit.

Ajo që pashë ishte ideja se Balluku kishte shkuar për piknik aty dhe jo te organi i drejtësisë. S’mundet një njeri i cili ishte për inceneratoirin edhe pa hetimet e lodhura që po bën SPAK që është mega vjedhja e këtij vendi, që është zv kryeministrja, që është ministra që edhe ajo i ka pasur në hyqëm paratë e Shqiptarëve, del aty dhe bën shfaqjen e zonjës së rëndë ku po i bënte nder SPAK që ishte aty.

Pjesa e dytë ishte se fjalimi i Ballukut pavarësisht se ne e lexojmë politikën që isha këtu ti bëja gropën Veliajt por edhe qarqet rreth Ballakut e kanë kanalizuar lajmin se Balluku fjalën e saj e kishte me Veliajn. Këta janë qentë e rilindjes që po hedin valle me lekët e shqiptarëve.

Unë me reagimin që bëra dje ku Balluku doli edhe e varrosi Veliajn por ka harruar se më pas e ka radhën ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here