Protesta e shtatë e opozitës para Bashkisë së Tiranës ka nisur mes flakësh dhe tymit të krijuar nga hedhja e molotovëve drejt godinës.
Ndërkaq në sheshin e protestës Belind Këlliçi improvizoi dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga SPAK.
Ka nisur me molotov protesta përballë bashkisë së Tiranës ku kryefjala është dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës “5D”.
Gjatë fjalës së Belind Këliçit protestuesit kanë improvizuar “arrestimin” me pranga në duar të kryebashkiakut Erion Veliaj i cili është përgjegjës për korrupsionin galopant që ka përfshirë godinën e bashkisë së kryeqytetit ku 5 drejtorët e emëruar prej tij janë arrestuar me urdhër nga SPAK për vjedhjen e miliona eurove.
Një protestues ka vendosur në kokën e tij fytyrën e Erion Veliajt ndërsa duart e tij janë të prangosura.
Kujtojmë që disa ditë më parë shoqëria civile së bashku me opozitë protestuan përballë Bashkisë së Tiranës ku kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës “5D”, ku disa prej drejtorëve të kësaj Bashkie kishin përfituar miliona euro tendera nga kjo bashki apo institucione vartëse të saj me kompaninë e tyre “5D Konstruksion”, që sipas SPAK, pronarët “de facto” të saj ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla.