Zgjedhjet lokale në Angli dhe Uells, konservatorët humbësit e mëdhenj

0
192

Mbretëri e Bashkuar– Në Angli dhe Uells janë mbatur zgjedhjet lokale, bashkiake dhe ato për komisionerët e policisë.

Ende vijojnë të numërohen votat, por deri tani konservatorët kanë marrë një rezultat zhgënjyes, duke humbur këshilltarë në mbarë vendin.

Konkretisht, deri në këto momente Partia Konservatore ka humbur thuajse gjysmën e ulëseve, rreth 400 të tilla.

Konservatorët po u gëzohen pak fitoreve, siç ishte ajo e Ben Houchen, që arriti të sigurojë mandatin e tretë në Tees Valley, duke marrë edhe përgëzimet e kryeministrit.

Rezultati duket zhgënjyes për Rishi Sunak, duke qenë edhe një test përpara zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen deri në fund të këtij viti. Ky rezultat pritet të shtojë presionin ndaj tij, brenda konservatorëve edhe pse nuk ka shenja të një revolte të brendshme. Pakënaqësia popullore për rritjen e kostos së jetesës, i ka bërë konservatorët pesimistë që përpara mbajtjes së zgjedhjeve, ndaj dita e sotme nuk është aspak një surprizë për ta.

Nga ana tjetër, laburistët kanë patur rritje nga zgjedhjet e kaluara, duke fituar deri tani 160 ulëse më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Rezultati i deritanishëm sugjeron se Partia Laburiste ka mjaft shanse për të ardhur në pushtet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndërkohë pritet nisja e numërimit të votave për kryebashkiakun e Londrës. Në garë janë, Sadiq Khan nga laburistët, që kandidon për një mandat të tretë dhe kundërshtarja e tij konservatore, Susan Hall. Rezultati pritet të shpallet në fundin e ditës së shtunë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here