Vetë Beogradi po e identifikon Serbinë me kriminelët

0
127

Projekt-rezoluta që të njihet genocid masakra e Srebrenicës nuk  inkriminon serbët e Bosnjës. As Serbinë. Nuk i përmend fare.

Projekt-rezoluta inkriminon kryerësit e genocidit.

Po ç’thotë zëvendëskryeministri i ardhshëm, Vulin? Sipas tij, lufta diplomatike është për të përcaktuar nëse serbët janë “komb gjenocidal ose jo”. Me të njëjtën gjuhë presidenti Vuçiç. E cilëson projekt-rezolutën sulm kundër popullit serb.

Pra janë vetë qeveritarët e Beogradit, që po identifikojnë popullin e vet me kriminelët që kryen genocid, tjetërkush jo. Vështirë mund të thuhet se ky është një shërbim i bukur për Serbinë.

Diçka e trazon keq nënvetëdijen e tyre.

Projekt-rezoluta është nismë e Gjermanisë dhe e Ruandës. Më 6 maj paraqitet në OKB, në Asamblenë e Përgjithshme.

P.S. “Ju vrisni një serb dhe ne do t’i vrasim 100 myslimanë”, kujtohet thënia e Vuçiçit, disa ditë pas masakrës së Srebrenicës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here