Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, plagosen 4 persona

0
116

Katër persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme si pasojë e një konflikti në Kosovë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Lupç të Podujevës.

Mediat vendase rapportojnë se tre prej personave janë plagosur me armë zjarri dhe njëri me thikë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtënat me armë janë evidentuar në orën 16:00, ndërsa policia po heton rastin.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informacionin për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informacioneve policia ka shkuar në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë)”,  ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here