Gazetari: Mungesa e jodit radioaktiv në spitale, vrèt pacientët

0
150

Gazetari Osman Stafa, i ftuar në ‘Kafe Shqeto’  ka folur për mungesën e jodit radioaktiv në spitalet shtetërore dhe efektet fatale të mungesës së këtij medikamenti për qytetarët që vuajnë nga tiroidet apo sëmundjet kancerogjene, duke e çuar pacientin deri në vdekje.

Sipas gazetarit, jodin radioaktiv e siguron në spitalet private, por jo në ato shtetërore dhe kjo gjë nuk ka kuptim, duke sjellë vështirësi dhe problematika te pacientët.

Stafa: Ky privati si e ka siguruar dhe shteti nuk e siguron dot? Institucionet shetetërore shëndetësore thonë që nuk e dinë se kur do e sjellin. Situata me vetë raportimet e mjekëve bëhet shumë e vështirë dhe problematike. Trajtimi i kësaj sëmundje lidhet me protokollin që përcakton një mjek i caktuar për kancerin e tiroides, një mjek i caktuar për situatën pas operatore kur heq tiroiden dhe duhet të bëjë disa seanca me jodin radioaktiv apo për hipertiroidizmin.

I bëj thirrje këtyre individëve të cilët janë duke u përballur me mungesën jetike të tyre të jodit radioaktiv të marin guximin dhe këtë situatë ta denoncojnë publikisht. Kur këto situata denoncohet publikisht rritet edhe presioni ndaj atyre institucioneve përgjegjëse të punojnë edhe më shumë për ta siguruar. Për mua është çështje neglizhimi.

Nga informacionet që unë kam jo zyrtare më thonë që nuk janë ribërë kontratat e sistemit shëndetësor shqiptar me agjensinë atomike në Vjenë.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here