“Çadra e Olta Xhaçkës”/Korreshi: Këta janë specialistë të hajdutërisë

Saimir Korreshi, deputet i Partisë Demokratike dhe avokati i njohur Anton Kosteri. Ata kanë komentuar deklarata e ish-ministres Olta Xhaçka për pronat e vjedhura në bregdet nga bashkëshorti i saj dhe denigrimin e atyre që shkojnë në plazh me çadrat e tyre.

Flavio Qarri: Ku keni qejf ta ngulni çadrën ju të dy?

Anton Kosteri: Tani s’kemi ku ta ngulim.

Saimir Korrreshi: E para njëherë, investitori strategjik merr komplet investimin nga shteti. Që do të thotë rrugët, kanalizimet, ndriçimin dhe të gjithë. Këto bëhen një kosto shtetërore dhe një investitor tjetër normal këto nuk i ka. Do të duhet që t’i bëjë vetë.

 

E dyta është 3-përqindëshi që kanë investitorët strategjikë të tatim taksave që paguajnë. Dhe kjo është një element tjetër jo i ndershëm i konkurrencës. Sepse një investitor tjetër në kushte normale do të paguante 23 për qind e kusur. Pra këtu është diferenca. A përfiton drejtpërsëdrejti shtëpia se këtu është qëllimi. Patjetër që përfiton. Është burri, s’jam unë.

 

Pjesa e dytë është më rëndësishme. Unë do të doja shumë që si zonja Xhaçka të kisha marrë edhe unë një tokë atje me 20 mijë lekë metri katror. Se me 20 mijë lekë të gjithë e kanë mundësinë që të marrin. Por është jashtë çdo sensi, pasi teje pa 250 – 300 mijë lekë metri katror nuk gjen ose do gjesh shkëmb. Sot kadastrat kanë që me 8 korrik të vitit të kaluar që janë bllokuar, kanë një qendër që nuk ke shans pa paguar që të kalosh ndonjë gjë edhe me të thjeshtë, një rifreskim. Jo me letrat e tyre që janë bërë brenda 4-5 ditëve. Dhe janë bërë shumë se këta e kanë treguar se e bëjnë edhe brenda gjysmë ore. A kë mundësi një njeri normal me i bërë këto procedura dhe me këto çmime e me u bë investitor strategjik në kaq pak kohë. Kaq i mjafton shtetit pra, prokurorisë për të deduktuara se çështja nga ana ligjore. Nga ana politike pastaj po të them këtë ligjërojnë veten e vet, hajt mo se e kam pasur burrin biznesmen. Ka një konflikt interesi këtu që është përtej çdo gjëje….Këta janë specialistë të hajdutërisë. Kaq e thjeshtë.

 

 

 

 

“Çadra e Olta Xhaçkës”/Korreshi: Këta janë specialistë të hajdutërisë

Aplikimi në KiE/ Dy ditë historike në

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko