Thirrja e Berishës: Të shpëtojmë Tiranën, të premten…

0
81

Kryetari i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje sot qytetarëve për të shpëtuar Tiranën nga batërdia e vjedhjeve.

Pjesë nga fjala tek Rruga e Shpresës

Nuk ndodh kund si në Shqipëri, në asnjë vend të botës.
Në çdo vend, para një skandali ka dorëheqje.
Nuk ka Spak dhe amnistira!
Miq, në qoftë se e drejta juaj ka një armik, ai është Skapi i partisë.
Në qoftë se e drejta juaj ka një armik, ajo është gjykata e partisë.
Ndaj dhe e premtja është dita e ditëve, është ora e fitores, është ora e betejës, ora e triumfit qytetar, e ngadhënjimit të kryeqytetit mbi llumin, mbi hajnat e pastrimit të shtëpisë së parë të kryeqytetit të Shqipërisë.
Miq, nuk durohet më.
Durimi ka një kufi.
Le të lëshojmë përpara zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e Tiranës.
Zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e dinjitetit tonë.
Zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e lirive tona.
Zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e Shqipërisë.
Qeveri teknike, zgjedhje të lira është zotimi ynë.
Ndaj dhe ftoj qytetarët e Tiranës t’i shndërrojnë këto ditë dhe net që na ndajnë nga e premtja në ditë përkushtimi serioz, dialogu serioz me çdo qytetar.
Në ditën e vendimeve më të guximshme të jetës sonë.
Fitore, fitore, fitore!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here