Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të mbajtur poshtë zyrës së tij, ku ka bërë atë që di të bëjë më së miri, të “viktimizohet” për ta hedhur fajin tek qytetarët që protestojnë dhe jo tek ai dhe drejtorët e tij që kanë grabitur miliona euro para publike.
Pasi ka parë me orë të tëra pamjet filmike të kamerave të sigurisë të vendosura në fasadën e Bashkisë, Veliaj ka gjetur momentin kur një efektiv policie shtyn me këmbë një flakadan. Sipas Veliajt, efektivi në atë rast shmangu djegien e tij dhe të kolegëve të tij.
Veliaj shkruan në reagimin e tij se Policia ka qenë dhe mbetet e shtetit, por harron momentin që e panë të gjithë sot se si këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak nuk lejoheshin nga uniformat blu me urdhlr të Veliajt për t’u futur brenda godinës së bashkisë për të shkuar tek protokolli për të dorëzuar një kërkesë.
Veliaj nuk jep asnjë sqarim se si në një ditë normale pune i vuri zinxhirin dhe kyçin derës së bashkisë dhe nuk e hapte për këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak, edhe pasi kishte përfunduar protesta.
Ndërkohë që drejtorët e tij kanë grabitur miliona euro me tendera nga Bashkia që ai drejton, Veliaj nuk i përmend fare dhe nuk thotë asnjë fjalë.
Asllan Shyti shmangu djegien e kolegëve e të vetes! As e njoh, as më njeh. Shkoi në punë me kolegët e policisë jashtë, si kolegët e bashkisë brenda!
Nuk ka problem të protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut që e dogjën këtë vend! E drejta jote!
Por ka shumë problem kur kërkon të vazhdosh të djegësh për të kompesuar votat e protestuesit që s’të mbështesin.
Në Bashki punojnë njerëz që nga koha e Kelmendit e Brojkës. Policët gjithashtu kanë qenë e do jenë të shtetit. Skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës!
Asllanin e shokët i ruajti Zoti me atë reagim! Mirënjohje të gjithëve!