Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, prezantoi dje 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë për 10 vitet e ardhshme. Meta tha se vëmendja do të jetë te ekonomia, arsimi, mbështetja për shtresat në nevojë dhe ndalja e shpopullimit të vendit.
“Standard” ka analizuar keto premtime dhe i ka shtjelluar pemes grafikave perkatese.
1.Ndalimi i shpopullimit
a.Mbështetje e lindshmërise me pagesa direkte me rritje progresive per cdo femije te lindur, subsencionim i ushqimit dhe veshtjeve te domosdoshme te bebeve.
b.Krijimi i fondit te strehimit per familjet e reja (ne apartamentet e fondit te familjeve (blerje me kosto e apartamenteve te pashitura), mbeshtetje direkte per blerje apartamentesh dhe subvensionim i kredive.
2.Rritja e pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës.
a.Pagese e kompensimit te padhene si rezultat i mos-indeksimit, indeksim te vazhdueshem vjetor.
b.Dyfishim të pensioneve
c.Dyfishim të pagave të mësuesve dhe mjekëve
d.Nivel pagash mbi mesataren e rajonit.
3.Arsimi dhe investimi tek kapitali njerëzor
Dyfishim i buxhetit per arsimin, kerkimin shkencor dhe inovacionin. Niveli i buxhetimit per arsimin dhe inovacionin do te jete mbi mesataren e vendeve te BE.
4.Bujqësia dhe ushqimi. Ulja e kostos së jetesës
Rritje e prodhimit bujqësor dhe agroperpunimit vendas, ulje e kostos se ushqimeve, mbeshtetja e blegtorise me pagesa direkte për krerë dhe njësi prodhimi, për të katërfishuar numrin e krerëve dhe prodhimin vendas. Subvencionim i plote i agroperpunimit. Garantim i sigurise ushqimore
5.Shqipëria, fuqi eksportuese.
a.Mbështetje e aktiviteteve prodhuese dhe eksportuese, me mbeshtetje ne infrastrukture (toka, rrjeter inxhinjerike, rruge), kualifikim te fuqise punetore, perjashtim te mjeteve te prodhimit nga detyrimet fiskale.
b.Ulja e kostos se energjise (te karburanteve me mbi 20 %, ulje e cmimit te energjise elektrike per konsum familjar). Liberalizim dhe subvencionim per energjine diellore per konsum familjar
c.Mbledhja e rentes nga minierat, nga perdorimi i burimeve natyrore dhe perdorimi i natyres per qellime biznesi, dhe perdorimi i saj per fondin e pagave dhe pensioneve.
d.Mbeshtetje e aktiviteteve prodhuese, ne fushen e IT dhe inovacionit. 10000 Euro per start-upet dhe tax-free per 5 vite.
e.Perdorimi i parave te konfiskuara nga informaliteti, korrupsioni, aktivitetet e jashteligjshme si dhe incerenatoret dhe gjithe kontratat pa te mira publike per fondin e pagave dhe pensioneve.
@GAZETASTANDARD