“1 prilli, festa e kryeministrit”/ Xhixho: 3 gënjeshtrat e mëdha të Ramës

0
95

Nga Erisa Xhixho

Tre gënjeshtrat e kryeministrit :

Në vitin 2013, Kryeministri premtoi buxhet sa 5% e PPB për arsimin. Gënjeu! Në mandatin e tij të tretë, buxheti për arsimin është vetëm 2,29% PPB. Shkollat po mbyllen, universitetet po braktisen, sepse të rinjtë e pashpresë të këtij vendi po emigrojnë masivisht.

Në vitin 2016, Kryeministri premtoi fuqizimin e arsimit profesional dhe harmonizimin me tregun e punës, duke pretenduar se kishte punë, por nuk kishte profesionistë. Gënjeu! Arsimi profesional nuk u mbështet nga qeveria,që i jep vetëm 0,14% të PBB, sot tregu i punës vuan për profesionistë dhe kryeministri sheh të vetmen mundësi detyrimin e biznesit me ligj për të financuar formimin e profesionistëve.

Në vitin 2023, me VKM kryeministri firmosi mbështetjen me bursë për të gjithë studentët e degëve që rrezikojnë mbylljen. Gënjeu! Paga minimale 400 mije lek që u premtua për të gjithë studentët e degëve prioritare u anulua menjëherë pasi u mbyllën regjistrimet. Më shumë se 1200 studentë u mashtruan sepse qeveria shkeli me të dy këmbët vendimin që mori vetë.

Ndaj 1 prilli është dita e një kryeministri që gënjen të rinjtë e vendit të tij! Është dita e një qeverie që shkatërron pasuritë e vendit për t’i ndarë përfitimet me oligarkët dhe klientet e saj, sepse e ardhmja nuk i intereson!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here