Komisioni hetimor/ Zhupa akuza Ndrecës: Je në konflikt interesi, ke qenë avokat i një prej të akuzuarve

0
97

Ashtu siç pritej, ka nisur me debate mbledhja e parë e komisionit hetimor parlamentar për koncesionet e shëndetësisë,. atë të sterilizimit dhe check up-it.

Fillimisht ishte kryetarja e komisionit Albana Vokshi që u përplas me deputetin Plarent Ndreca, pasi deklaroi se korrupsioni është në të gjitha nivelet e qeverisë, teksa u kërkoi deputetëve socialistë që të mos bëhen mburojë.

Më pas, ishte deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cila ka akuzuar nënkryetarin e komisionit, deputetin e PS-së, Plarent Ndreca, duke pretenduar se ky i fundit është në konflikt interesi, pasi ka qenë avokat i një prej të akuzuarve për koncesionin e sterilizimit, ku bëhet fjalë për Arben Gjatë.

Por, ky i fundit tha se në konflikt interesi është kryetarja e komisionit Albana Vokshi, pasi ka depozituar në SPAK kallëzimin penal për këto koncesione.

Zhupa: Nuk kemi paragjykuar, kryetarja citoi kërkesën që ka ardhur nga PD dhe i referohet auditit të kryer nga KLSH. Sipas KLSH, nga viti 2015-2018, janë 930 mln lekë për shërbime të pakryera vetëm për check up. Kjo shumë është katërfishuar deri në 2024. Janë paratë e taksapaguesve. Kjo duhet t’iu shqetësojë. Atyre që s’u pëlqejnë të dhënat të sqarojnë a kanë konflikt interesi që ndodhen në këtë komision. Për mua ka konflikt interesi se ka qenë avokati i njëri prej të akuzuarve në koncesion. Të sqarojë Ndreca pozicionin e tij dhe të vazhdojmë punën për interesin publik.

Vokshi: Do të propozoja që secili prej anëtarëve të firmosë një formualar që s’kanë konflikt interesi për çështjet që do trajtohen dhe dëshmitarët që do thirren. Nëse janë në konfikt interesi të rishikojnë përbërjen e anëtarëve të tyre në këtë komision

Ndreca: Do ishte mirë të kuptojmë që kush është në konflikt interesi, unë apo kryetarja, që është kallëzuese. Nëse do kishte vend për konflikt, do ishte kryetarja që është kallëzuese se ka krijuar bindje për rrethanat që janë objekt hetimi.

Gjithashtu, Plarent Ndreca ka pretenduar se është bashkëkryetar i komisionit, por sipas Albana Vokshit, komisioni hetimor ka vetëm një kryetar.

Vokshi: Ka vetëm një kryetar komisioni dhe po dezinformoni publikun.

Ndreca: Ligjërisht jemi bashkëkryetarë të drejtimit të këtij komisioni. Po më ndërprisni fjalën, po ma ndërprisni. Unë nuk marr pjesë në këto komisione hetimore. Më lër ta mbaroj, unë po jap argumente. Ke argumente partiake, nuk po thoni asgjë.

VokshiPër sa kohë sa jam unë do e drejtoj unë këtë komision. Ka një kryetar. Nuk kemi dy bashkëkryetarë, përndryshe do të ishin dy. Do të ishit dhe ju këtu për të drejtuar. Drejtohet nga kryetari. Kur unë mos të jem, do të jeni ju zoti Ndreca. Kjo është nisur mbi bazën e raporteve dhe akuzave. Qetësohu se kemi katër muaj.

NdrecaNuk kemi ardhur për të të dëgjuar ty.

VokshiJemi ne që e kemi denoncuar. Jemi bazuar në një sërë raportesh. Nëse ju kanë urdhëruar të vini të bëni zhurmuesin….Bëni detyrën e deputetit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here