Sulo: Me urdhër të Ramës, SPAK ka minuar dosjen e inceneratorëve

0
81

Analisti Arion Sulo thotë se dosja për inceneratorët është sakatuar, në rastin më të mirë, ose është minuar, nga ana e SPAK.

Reagimi i Sulos në studion e emisionit “Open” vjen në një kohë kur SPAK i ka komunikuar akuzat ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj.

“Ahmetaj dyshohet se ka marrë nga dy biznesmenët Zoto dhe Mërtiri ka marrë para për t’i ndihmuar ata për inceneratorin e Elbasanit.

Dosja e incenetatorit është maksimumi përgjysmë e sakatuar nga SPAK. Maksimumi e minuar. Nuk na jep skemën si është zhvilluar procedura. Dosja në fjalë ka të bëjë me udhëtimet e Ahmetajt, për mobilimin e vilave, por inceneratorët nuk janë këto.

Inceneratorët janë me të drejtë siç thotë opozita afera e shekullit. Ne paguajmë dhe inceneratorët nuk ekzistojnë dhe sot kemi akuza të ngritura ndaj Ahmetajt për bileta dhe mobilime.

Nuk kemi përgjegjës nga A-ja te Zh-ja. SPAK-u thotë hetimi vazhdon por deri më tani unë e konsideroj një mbyllje me një “kok turku” të lëshuar nga kryeministri për ta mbyllur këtë çështje”, tha Sulo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here