Baçi: Ligji për “strategjikët” ndër më korruptivët, favorizon qeveritarët dhe oligarkët

0
67

Ditën e sotme mazhoranca miratoi në Kuvend zgjatjen e afatit të ligjit për investimet strategjike, edhe pse u kalua në shkelje të ligjit me vetëm 68 vota.

Duke folur në MCN, deputeti i PD-së Luan Baçi e konsideroi këtë ligj si ndër më korruptivët që qeveria vazhdon t’i shtyjë afatin herë pas here. Sipas tij, ky ligj është bërë opostafat për të vjedhur dhe nuk ka të bëjë fare me bizneset e huaja, por favorizon pushtetarët dhe oligarkët.

“Deklaruan se do jetë me periudhë të shkurtër kohe, për të favorizuar bizneset e huaja që janë strategjike, në fakt janë investime të qeveritarëve, ministrave dhe mazhorancës. Shtyrja e afatit për herë të dytë deri në dhjetor 2024, se e dinë që në 20025 nuk do jenë më në pushtet dhe më pas do mbarojë afati. Është ligj për të vjedhur pronat e qytetarëve, për të favorizuar ministrat, pushtetarët dhe qeveritarët e sotëm. Duke iu dhënë të drejtë të investojnë dhe në zonat e mbrojtura, e bën këtë ligj edhe më të keq. Është kombinim për të ndërtuar në ato zona ku deri më sot nuk është investuar. Djegia e pyllit të Pish Poros në Fier ka qenë e qëllimshme. Me shtyrjen e ligjit për investimet strategjike ka ndonjë projekt që një pjesë e këtij pylli të vihet në dispozicion të ndonjë deputeti apo oligarkut të lidhur me mazhorancën. Po vidhet me ligje që bëhen apostafat për të vjedhur.” – tha Luan Baçi.

Gjithashtu, deputeti demokrat deklaroi se seanca e sotme parlamentare ishte një seancë palaço, ku u kaluan ligjet pa kuorumin e nevojshëm të deputetëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here