Ka përfunduar aktekspertimi mjekoligjor ndaj Elia Zaharias, pas denoncimit që i bëri ish-bashkëshortit për dhunë.
Sipas këtij aktekspertimi, rezulton se aktorja ka shenja dhune në dorë dhe në krah.Kujtojmë se edhe Princ Leka, edhe Elia Zaharia, kanë bërë denoncim të ndërsjelltë, duke akuzuar njëri-tjetrin për dhunë. Po ashtu edhe babai i aktores ka denoncuar në polici Princ Lekës, duke thënë se ky i fundit e ka dhunuar në banesë, ku ndodhej bashkë me mbesën e vogël.