Atentati në Lezhë, banori: Fëmijët u tmerruan, i morëm nga shkolla

Atentati që ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur Agron Puka, ka frikësuar banorët, mësues e nxënësit.

Një nga banorët e zonës pranë vendngjarjes, tha për mediat se të shtënat e automatikut u dëgjuan si në trazirat e ’97. Sa i takon të plagosurit, ai tha se ishte njeri i rregullt e familjar.

“Normal që janë frikësuar fëmijët. Ndihen fëmijët të tmerruar. I morëm nga shkolla”, tha ai.

“Ishte automatiku si me qenë në ’97 këtu”, shtoi.

“Ky djali që e kanë plagosur është njeri i rregullt, familjar”, tha banori, ndërsa shtoi se ngjarje të tilla në Rrila janë të rralla.

Share it :