Vrasja e Pëllumb Metës, ngrihet një tjetër pistë hetimore

0
61

Një tjetër pistë hetimore është ngritur për motivin e vrasjes së Pëllumb Metës nga 3 fëmijët e tij. Një mbishkrim në murin e kasolles, ku u gjet i groposur trupi i Pëllumb Metës ka nxitur grupin hetimor drejt një tjetër piste për zbardhjen e motivit të krimit.

“Eni milioneri, 1 000000 $, miljoner”, ky mbishkrim në murin e brendshëm të kasolles, ka tërhequr vëmendjen e grupit hetimor, pas kontradiktave të shumta në deklaratat e fëmijëve të arrestuar.

Prokuroria e Durrësit ka vendosur t’i kërkojë informacion Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për pronat e paluajtshme të Pëllumb Metës.

Edhe në senacën gjyqësore të mbajtur më datë 26 shkurt, çështja e pasurisë së Pëllumb Metës u soll përpara togave të zeza nga Hygerta Meta. E pyetur nga gjykatësja Shpëtime Pitaku, se përse prindërit nuk divorcoheshin në rast se kishin kaq shumë konflikte më njëri-tjetrin, 19-vjeçarja tha se Pëllumb Meta nuk donte të ndahej nga Blerina Meta “sepse kishte frikë se do të humbte gjysmën e pasurisë”.

“Ai ndoshta do të na vriste ne ose mamin, që ta mbante pasurinë të gjithën për vete”, tha ndër të tjera më 26 shkurt Hygerta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here