Vasili: Nuk është dënuar Beleri, por shteti ligjor dhe demokracia në Shqipëri

0
67

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili,  ka reaguar pas vendimit të GJKKO për të dënuar Fredi Belerin me dy vite burg.

Vasili shprehet se me këtë vendim është dënuar demokracia në Shqipëri.

Postimi i Vasilit:

Nuk eshte denuar Beleri, por shteti ligjor dhe demokracia ne Shqiperi.

Vendimi ndaj Belerit ishte prova me qarte dhe e padiskutueshme e kapjes totale te drejtesise nga mafia politike ne pushtet e drejtuar nga Edi Rama.

Vendimi i Gjykates politike rilindase ka denuar procesin e integrimit europian duke i vene Shqiperise vulen e narkoshtetit, qe kerkon me cdo mjet e me cdo kusht qe te asgjesoje pluralizmin, demokracine dhe shtetin ligjor ne Shqiperi.

Ky Vendim i Gjykates politike rilindase nuk denoi Belerin , por voten e lire te qytetareve, qe votuan kunder hajduteve dhe mafiozeve te Edi Rames.

S’ka kohe per te humbur, qe populli te marre ne dore fatet e veta dhe te jape zgjidhjen dhe denimin e merituar mafiozeve, qe kane kapur te gjitha pushtetet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here