PS kërkon përjashtimin e Nokës, Nallbatit dhe Korreshit nga Parlamenti

0
109

Grupi parlamentar i PS-së ka kërkuar masë disiplinore për 3 deputetë të opozitës: Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi për seancën e tensionuar të së hënës.

Sekretariati i Etikës do të mblidhet të mërkurën në orën 13:00 për vendimin.

Kujtojmë se pankartat me mesazhe dhe zhurmat e lëshuara nga makineri elektronike u përdorën si një shprehje revolte nga deputetët e opozitës që kërkojnë rikthimin e “të drejtave kushtetuese të mohuara”, përfshirë komisionet hetimore parlamentare dhe ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në një moment, deputeti demokrat Flamur Noka pati përplasje fizike me një punonjës së gardës, i cili tentoi ta ndalonte për të shkuar pranë deputetit Sinaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here