“Letrat greke” të Irena Gjokës…

0
457
Nga Ylli Manjani
Gjithnjë, nëse është e vërtetë ajo që thuhet hapur tashmë se Irena Gjoka/Maneku/Shpata, ka dashur të marrë letra greke dhe me dokumenta të fallsifikuara, mendoj se:
1. Bashkë-qytetarja jonë shqiptare Irena Gjoka është totalisht e mirkuptuar nga ana ime për idenë që ka patur.
Le të jemi të sinqertë në arsyetim,kush nuk do të donte një palë letra të një shteti të BE?! Sikur vetëm shpenzimet e shkollës të kalamajve të mendoni të kursyera ia vlen sakrifica, qoftë edhe me letra fallco. Kamalajt tanë që dallohen vetëm nga passaporta, shpesh performojnë shumë më mirë në shkollat Europiane sesa shtetasit Europiane që nuk paguajnë asnjë lek.
Vetëm kjo arsye mjafton për të kuptuar sakrificën e zonjës Irenë. Sakrificë që e kanë bërë shumë shqiptarë.
Të paktën 2 milionë prej nesh e kanë marrë ose duan të marrin një shtetësi tjetër. Pse jo Irena Gjoka?!
Kush nuk do ta bënte këtë?!
Kjo pyetje nuk merr përgjigje tek Irena, as tek shqiptarët që duan letra të huaja, por tek keqqeverisja që nuk ofron asnjë standard jetese,sigurie, shkollimi,shëndeti, ekonomie,drejtësie dhe demokracie.
2. Sigurisht që fshehja e këtij aspekti dhe fallsifikimi janë gjeste ligjërisht të dënueshme, dhe në kushtet kur zihesh mat duhet të japësh llogari.
Padyshim që po.
Irena Gjoka edhe për shkak të pozicionit publik që mban duhet ti nënshtrohet menjëherë një hetimi të plotë dhe duhet vënë nën përgjegjësi ligjore nëse faktohet ajo që thuhet.
Irena Gjoka, krahas detyrimit për të dhënë llogari personale, mbart në vetvete edhe përgjegjësinë e dëmtimit të besimit të publikut te drejtësia. Ajo është gjykatëse që ka kaluar vettingun dhe drejtuese institucioni.
Ajo dhe kolegët e saj në SPAK e GJKKO po bëjnë kërdinë në dhunim të hapur të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve,me qëllim që të shuhet kultura e pandëshkueshmërisë dhe të rritet besimi te drejtësia.
Ia kanë arritur apo jo, mund të debatojmë pafund, por askush, as ata që shërbejnë në GJKKO nuk mund të gëzojnë privilegjin e mosndëshkimit.
3. Etika gjyqsore kërkon që deri sa këto gjëra të sqarohen, zonja Irena Gjoka nuk mund të gjykojë dot askënd. Jo Berishën, as Belerin, por askënd!
Meqë ra fjala, nuk mendoj se personalizimi i sulmit publik ndaj Irena Gjokës i jep ndonjë favor Berishës apo Belerit. Përkundrazi, një gjykatës tjetër do ishte edhe më i karikuar me helm ndaj të dy personave në gjykim, haptazi politik dhe të pambështetur në asnjë ligj të shkruar. Ky është sistemi që kemi ndërtuar dhe ky sistem nuk luftohet me mjete ligkore apo procedurale. As me sulme personash, sepse sjellja është njësoj, pavarësisht personit që gjykon.
Do kishte qenë më e udhës që në këto vendime të natyrës politike, të mbanin firmën e Irena Gjokës, e cila edhe në kontekstin e ngjarjeve në Greqi, do ishte një provë e dukshme se si bëhet drejtësia në këtë vend.
Nuk di të them nëse Edi Rama ia di këtë anë të errët Irenës dge e përdor politikisht apo jo. Por dukshëm vendimmarrja e Saj lë shumë për të dëshiruar në raport me Kushtetutën dhe ligjin.
Ndaj them nuk mund të zhduket ajo provë, pra ajo firmë nga vendimet politike në emër të drejtësisë së re. Ajo duhet të jetë aty, se aty e ka vendin.
Emri dhe firma e çdo gjykatësi tjetër do ta maskonte krimin e gjykimit politik në emër të ligjit që nuk e lexon askush.
Kështu e shoh këtë çështje.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here