Shqipëria mikpriti sot Samitin Ukrainë – Europa Juglindore, dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dyvjetori i nisjes së agresionit rus në Kiev.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vizitoi për herë të parë Tiranën, duke mbërritur që mbrëmë në Shqipëri.
Tashme mesohet se ka përfunduar Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore në Pallatin e Kongreseve. Pas mbylljes së punimeve, liderët e pranishëm në Samit kanë realizuar foton familjare.
Të pranishëm në foton familjare ishin liderët e Evropës Juglindore dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili qëndronte në krahun e majtë të kryeministrit Edi Rama.