Policia dhe FNSH kanë vendosur në hyrje të Vlorës, kontrolle të rrepta për persona të dyshuar dhe armë.
Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) po kryejnë kontrolle të imtësishme në hyrje dhe në dalje të qytetit. Mësohet se në fokus të kontrolleve, janë automjetet me xhama të zinj, ndërsa kontrollet po kryhen edhe për persona të dyshimtë apo edhe që lëvizin me armë. Deri në këto momente, konfirmohet se qëllimi mbetet kontrolli, ndërsa nuk ka ende informacione për të shoqëruar apo të ndaluar.
Personat e dyshimtë janë ndalur nga policia dhe ju janë bërë kontrolle. Deri më tani policia nuk ka dhënë një njoftim për aksionin në fjalë. Kontrollet janë shtuar ditën e sotme edhe pas vënies në pranga të Armando Sulejmanit në Durrës, në kuadër të operacionit “Zëvendësimi”.