Vasili: Ta bëjmë 20 shkurtin ditën e shembjes nga themeli të këtij narkoregjimi!

0
127

Në 20 shkurt Opozita ka thirrurr një protestë kombëtare.  Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili në një prononcim për gazetën “STANDARD” thekson se 20 shkurti është dita e betejës pa kthim, dita vendimit të madh mbarëpopullor.

“Ta bëjmë 20 shkurtin ditën e shembjes nga themeli të këtij narkoregjimi!

Ditën e dinjitetit tonë, të guximit tonë, të trimërisë dhe idealeve tona, ditën e demokracisë dhe rikthimit të shpresës për Shqipërinë dhe shqiptarët.

20 shkurti është dita e betejës pa kthim! Është dita vendimit të madh mbarëpopullor!

“O Sot, o Kurrë” të bashkohemi për t’i dhënë atë që meriton Edi Ramës, që ka shpopulluar Shqipërinë dhe me korrupsionin ndërkombëtar po përpiqet të agjesojë pluralizmin!

20 shkurti po vjen dhe të gjithë shqiptarët e lirë dhe të ndershëm do ta thonë më fort se kurrë fjalën e tyre!
Partia e Lirisë i fton të gjithë të bashkohemi në 20 shkurt, në ora 17:30, në bulevardin para Kryeministrisë për të marrë në dorë fatet e veta dhe të ardhmen e vendit!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here