Klevis Balliu: Protesta e 20 shkurtit do jetë fillimi i nje beteje të ashpër me pasardhësit e Enver Hoxhës

0
135

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu e sheh protestën e 20 shkurtit si fillimin e një beteje të ashpër e pa kthim me kundërshtarët politikë që i cilëson pasardhësit e Enver Hoxhës. Në një prononcim për gazeta “STANDARD” , Balliu tha se kjo do jetë nje protestë per te sjellë demokracinë dhe zgjedhje te lira e të ndershme.

 

“Protesta e 20 Shkurtit ,eshte protestë jetike per ekonominë dhe jeten e çdo qytetari shqiptar.

Sot Shqiperia renditet ne vendet e pakta diktatoriale ku lideri i opozites arrestohet sepse ka denoncuar vjedhjet e qeverisë qe varferojne shtetin dhe qytetaret tone.

 

Ndaj protesta e 20 shkurtit eshte edhe kunder korrupsionit masiv qe ka varferuar çdo qytetare shqiptarë.

Kjo eshte nje protestë kunder antetatit apo vrasjes qe i eshte bere vlerave euroatlantike dhe parimeve demokratike.

Kjo eshte nje protestë kundër krimit të organizuar, kundër bashkëpunimit te krimit me qeverinë.

Kjo eshte nje protestë per te sjellë demokracinë dhe zgjedhje te lira e të ndershme.

Kjo eshte nje protestë kombetare per te mbrojtur kombin, për te mbrojtur çdo shqiptar nga kthetrat e filoserbit Edvin Rama.

Kjo eshte nje protestë kundë shpopullimit.

Kjo protestë eshte fillimi i nje beteje të ashper dhe të fortë me pasardhsit e Enver Hoxhës.

Asgje nuk do mund ta ndaloj këtë uragan të shpresës.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here