Uji i reduktuar në shtëpi, si dënim për shkeljen e Eglës, shkaktoi përplasje të ashpra mes banorëve.
Konkurrentët iu kundërvunë Eglës, ndërsa disa prej tyre planifikuan hakmarrje. Ilnisa u përpoq të bindte Vesën, Artën, Rozën dhe Julin, që të vendosnin qepë në shtratin e aktores. Ky plan nuk u vu në zbatim, por Françeska veproi më shpejt. Ajo prishi krevatin e Eglës dhe kjo e fundit u revoltua jo pak:
Françeska: Na vjen Egla tani dhe do të na tregojë se kush është!
Egla: Nuk merrem dot me ty se je shumë për mua shpirti
Françeska: Vjen dhe bën gjithë këto skena nëpër shtëpi, kjo je ti
Egla: Je shumë për mua
Françeska: Të vjen inat? Unë jam më lart se ty vetëm për një fakt, se ndryshe nga ti nuk vij dhe i prish qetësinë të gjithë shtëpinë
Egla: Pse përsërit çfarë them unë
Françeska: Ty të intereson vetëm tekat e tua, je shumë e ulët. Je pa edukatë
Egla: Ti je me shumë edukatë dhe sapo e tregove te dhoma e gjumit
Françeska: Por, të ktheva mbrapsht atë që na bërë neve
Egla: Nuk merrem dot me ty, se kam frikë mos të prish ndonjë fije floku
Debati vijoi edhe me banorë të tjerë, ndërkohë që Egla shkoi të shtratin dhe Fraçeskën, ku shkeli me këmbë rrobdishanin, fluturoi në dhomë çarçafët dhe ngriti krevatin.