Mal Berisha: Vizita e Blinken për të sfumuar lajmin e dënimit të McGonigal

Diplomati dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, duke komentuar vizitën e sekretarit të Shtetit të SHBA në Tiranë, është shprehur se Antony Blinken erdhi në Tiranë në një kohë të papërshtatshme.

Sipas Mal Berishës, ‘lajmi i ardhjes së Blinken në Shqipëri, e fut në hije dënimin nga Gjykata e Uashingtonit për McGonigal’.

‘Sot është një ditë kur në historinë e marrëdhënies mes dy vendeve shënohet edhe vizita e Blinken.

Erdhi në kohë të papërshtatshme, sepse kryeministri shqiptar e ka emrin në një nga skandalet më të mëdha që i kanë ndodhur deri më tani, marrëdhënieve mes SHBA e Shqipërisë.

Erdhi në një moment për të mbuluar një lajm me një tjetër, por lajmi i ardhjes së Blinken në Shqipëri, e fut në hije dënimin nga Gjykata e Uashingtonit për McGonigal.

Blinken gjatë gjithë bisedës nuk e përmendi fjalën demokraci, unë do të thoja se; në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari. Në një vend ku nuk ka demokraci, vidhen votat’, tha diplomati Mal Berisha në SYRI TV.

Mal Berisha: Vizita e Blinken për të sfumuar lajmin e dënimit të McGonigal

Vizita e Blinken/ Bushati: Na trajtojnë si

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko