Vrasja para zgjedhjeve, shtyhet në Apel seanca për Arbër Paplekajn

0
109

Është shtyrë në seanca në Apel për ish-efektivin e RENEA-s Arbër Paplekaj, i cili kundërshton vendimin e Gjykatës së Elbasanit që e dënoi me 22 vjet burg.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e prokurorit të çështjes, Gent Xholi për arsye familjare. Seanca e radhës do të mbahet më 4 mars në orën 09:30.

Në korrik të vitit të shkuar, Gjykata e Elbasanit dënoi me 22 vite burg Arbër Paplekajn, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në vitin 2021, 4 ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Gjatë seancës për dhënien e pretencës, organi i akuzës kërkoi 25 vite burg për ish-komandon.

Ngjarja ndodhi në Elbasan më 21 prill 2021, kur Arbër Paplekaj si pjesë e Strukturës së Mbrojtjes së Votës të ngritur nga partia Demokratike, u përplas me mbështetësit e Partisë Socialiste dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit humbi jetën Pjerin Xhuvani, si dhe u plagos efektivja Xhensila Sota dhe tre persona të tjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here