Bëri meshën në komunizëm dhe kaloi 28 vite në burg, Papa Françesku nderon kardinalin shqiptar

0
357

Kardinali shqiptar Ernest Simoni është nderuar këtë të mërkurë nga Papa Françesku.

Kardinali 95-vjeçar vuajti burgim, persekutim dhe kërcënime me vdekje për rreth 28 vite gjatë regjimit komunist.

Papa Françesku e falenderoi Simoni për përkushtimin që ka dhënë gjatë kësaj periudhe kohore, ku ka punuar denjësisht për kishën. Papa shtoi se në të gjithë botën ka shumë dëshmorë të cilët janë persekutuar për shkak të besimit të tyre.

“Sot marr guximin të përshëndes në mënyrë të veçantë një martir të gjallë, kardinalin Simoni. Si prift-ipeshkëv ai kaloi 28 vjet në burg. Burgu komunist i Shqipërisë, që ishte ndoshta persekutimi më mizor. Dhe ai vazhdon të dëshmojë. Dhe shumë e shumë si ai. Ai është tani 95 vjeç dhe vazhdon të punojë për Kishën pa u dekurajuar. Faleminderit për dëshminë tuaj. Të gjithë ne kemi lexuar historitë e martirëve të parë të Kishës. Ka edhe këtu shumë: aty ku është Vatikani ka një varrezë dhe shumë janë varrosur këtu. Kur kryhen gërmime, gjenden këto varre. Por edhe sot ka shumë dëshmorë në mbarë botën. Ndoshta më shumë se fillimi. Ka shumë të persekutuar për besimin e tyre”, tha Papa.

Don Ernesti u arrestua natën e Krishtlindjes në vitin 1963, në fund të meshës në Barbullush. Regjimi komunist e kishte akuzuar atë si “armik të popullit” edhe për shkak të meshës përkujtimore të kremtuar për shpirtin e Presidentit Kennedy, i cili kishte vdekur një muaj më parë.

Pasi u lirua, më 5 shtator 1990, ai filloi të shërbente nëpër fshatra, veçanërisht duke ndihmuar njerëzit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here