Rama bën për ujë të ftohtë Olta Xhaçkën, zbardhen debatet brenda Asamblesë së PS

0
165

Kryeministri Edi Rama dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, e ka nisur me kritika të forta mbledhjen e Asamblesë së partisë.

Sipas News24, kreu i qeverisë ka kritikuar qëndrimin e ish-ministres, Olta Xhaçka që sipas tij nuk ka qene ekzistente në rrjetet sociale pasi u larguar nga posti i ministres

Kujtojmë që Olta Xhaçka u shkarkua nga posti i ministres së Jashtme më 4 shtator të vitit të kaluar.

Edi Rama ka pasur qëndrim kritik edhe ndaj degës së PS në Kavajë, pasi ka gjykuar se nuk është punuar siç duhet.

Kavaja është një ndër bashkitë që PS humbi në zgjedhjet lokale. Rama ka kërkuar një listë të të gjithë anëtarëve të Asamblesë të degës së Kavajës, të cilët nuk kanë pasur rezultate në terren.

Analiza e sotme e asamblesë së PS ka nisur me Tiranën, më pas Beratin, Shkodrën, Lezhën e Fierin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here